Kelli Kraft është ambasadorja e re amerikane në kombet e Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter.
Donald Trump emëroi ambasadoren amerikane në Kanada Keli Kraft, si përfaqësuesen e re amerikane në Kombet e Bashkuara në vend të Niki Halei. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Fillimisht Tramp kishte menduar të zëvendësonte Halei me ish zëdhënësen e departamentit të shëndetësisë Heter Nouert. Por me anë të një mesazhi në Tuiter Presidenti Amerikan konfirmoi emrin e Kraft: “Keli po bën një punë shumë të mirë në përfaqësimin e shteteve të bashkuara të amerikës dhe nuk kam asnjë dyshim se nën drejtimin e saj vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë në kombet e bashkuara,” shkruan Tramp.
Kelli, 56 vjeç, me origjinë nga Kentaki, ka themeluar një shoqatë për konsulencë pranë sipërmarrjeve. Bashkëshorti i saj Xho Krafy është një miliarder dhe pronar minierash qymyri. Çifti i ka dhuruar partisë republikane për fushatën presidenciale të 2016-ës, rreth 1.5 milion dollarë, sipas raportimeve të Uashington Post. Ish zëdhënësja e departamentit të shëndetësisë Hethet Nouert, në mënyrë befasuese kishte refuzuar ofertën e Tramp për në pallatin e qelqtë.