Pranga zjarrfikësit dhunues, Lorenc Hatija torturonte guan dhe fëmijët 

schedule10:01 - 23 Shkurt, 2019

schedule 10:01 - 23 Shkurt, 2019

Një hero në sy të publikut por, një torturues dhe dhunues sistemaktik i anëtarëve të familjes së tij. Lorenc Hatija ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në mars 2017.

Ky është Lorenc Hatija, i prangosur nga policia e Tiranës për dhunë dhe tortura të gruas dhe fëmijëve të tij.

44-vjeçari me profesion inspektor i forcave zjarrfikëse në kryeqytet, deri pak kohë më parë ishte një hero pozitiv në sytë e publikut. Hatija pushtoi portalalet dhe kronikat e lajmeve, pasi me guximin e tij, arrit të lokalizonte bashkë me kolegët e tjerë zjarrëfikës, flakët që u përhapën me shpejtësi në ambientet e Biblotekës Kombëtare, ngjarje kjo e ndodhur në mar të 2017.

Përsa i përket jetës familjare, 44-vjeçari ishte një tjetër njëri. Ai prej më shumë se 6 muajsh ushtronte dhunë sistematike dhe torturonte familjarët e tij. Por përsëri, ngjarja do të ishte mbajtur e fshehtë nga gruaja e zjarrëfikësit, nëse Lorec Hatija nuk do të dhunonte edhe fëmijët.

Në ato kushte theksojnë burime nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, bashkëshortja e inspektorit zjarrëfikës, njoftoi në numrin e emergjencës, dhe më pas u bë prangosja e Hatijas, kur po jepte deklarimet para oficerëve të SHÇBA. Sipas anëtarëve  të familjes, Hatija, kohët e fundit kishte filluar të abuzonte edhe me alkoolin. Për të dëmtuarit u lëshuar urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa fëmijët e zjarrfikësit do të trajtohen edhe me asistencën e psikologut. /abcnews.al

/abcnews.al