Mbretëresha Geraldinë gdhendet në bronz, shtatorja vendoset në bulevardin Zogu i Parë

schedule22:55 - 1 Shkurt, 2022

schedule 22:55 - 1 Shkurt, 2022

Është përzgjedhur një çast nga ceremonia e martesës, për ta gdhendur përjetësisht mbretëreshën Geraldinë në bronz. Princi Leka fillimisht ndalet tek emëruesi i përbashkët mes saj dhe Nënën Terezës që e kishin të ndaluar të  shkelnin që të dyja në tokën shqiptare.

Shtatorja e realizuar nga skulptori i njohur hungarez  Kligl Sandor dhe financuar nga qeveria hungareze është vendosur në krah të godinës së Ministrisë së Drejtësisë, në bulevardin Zogu i Parë Princi Leka i dytë e cilëson vendndodhjen si një simbolikë përbashkimi e dashurie.

Si kujtim të veçantë ai cilëson pjesëmarrjen e të bijës Geraldinë në këtë ceremoni përurimi 20 vite pas riatdhesimit të familjes mbretërore e cila jetoi 63 vite në emigrim të detyrueshëm.

Princi Leka i dytë e cilëson politiken e ditës mjaft të ashpër, por me fondacioni Mbretëresha Geraldinë me përpiqemi të japim kontributin tonë në shoqëri.

Më 27 prill të vitit 1938, ajo vuri kurorë me Mbretin Zog I, por do të largohej nga Shqipëria si Mbretëreshë vetëm një vit më pas, tek nisi pushtimi italian i vendit. Ndërkohë që ajo u rikthye në atdheun e dytë në qershor të vitit 2002, dhe pas 4 muajsh mbylli sytë për tu prehur në tokën shqiptare. /abcnews.al/