Gjykata e Durrësit nuk ka salla për gjykime

schedule16:35 - 23 Shkurt, 2019

schedule 16:35 - 23 Shkurt, 2019

Zhvillimi i një seance gjyqësore në gjykatën e Durrësit është një sfidë më vete, si për trupën gjykuese e po kështu edhe për qytetarët. Mungesa e sallave me standarde të pranueshme si edhe mos zbatimin i projektit për ndërtimim e godinës së re të drjtësisë në qytetin bregdetar, ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë dhe transparencën e proceseve gjyqësore.

Ndërsa reforma në drejtësi synon cilësi, transparencës dhe shpejtësisë, në gjykatën e Durrësit një gjyqtar trajton çdo ditë mesatarisht 15 çështje gjyqësore.

Fluksi i padive që regjistrohen, ka sjellë jo vetëm një ngarkesë të dosjeve por edhe zvarritje të gjyqeve në qytetin bregdetar.

Kjo është pamja në arshivën e Gjykatës së Durrësit. Nuk ka më ambiente për dosje të reja, pasi të vjetrat janë stivosur mbi rafte që arrin deri në tavan.

Më problematike situata është për sallat e gjykimit, ku 55 % e procese zhvillohet në zyrat e gjyqtarëve.

“Në të tilla ambjente zhvillohen 120 çështje në ditë për shkak të numrit të sallave”.

Në një intervistë për ABC News kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi theksoi se, kjo situatë ndikon në cilësinë dhe transparencën e procesin e gjyqësor, ku tensionet mes palëve nuk kanë munguar.

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi: “Zyrat e gjyqtarëve janë shumë të vogla, humbet transparenca, humbet solmenitetki i gjykimi dhe siguria është shumë e ulët. Kemi patur situata ku në sallë ka patur momente tensioni mes palëve në proces dhe në organikë nuk ekzistojnë punonjës sigurie për çdo sallë, potencialisht mund të ndodhin situata problematike, mund të vënë jo vetëm në rrezik palët në proces, por dhe gjyqtarët e prokurorët”.

Përveç, mungesës së infrastukturës dhe të arshivës, trupa gjyqësore punon me gjysmë e kapacitetit të saj, pasi 14 gjyqtar zhvillojnë 170 cështje në ditë.

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi: “Nuk ka qenë e menduar për të qenë gjykatë, ambjentet janë të papërshtatshme. Ne kemi vetëm 4 salla gjykimi, siguria lë tepër për të dëshiruar. Janë 8 mijë çështje në vit që të mund të përballohen nga dyfishi i gjyqtarëve që ne kemi në organikë”.

Godina e ndërtuar në vitin 1960, që sot shërben si objekt drejtësie, sipas Qeleshit nuk ka ambjente të përshtatshme për funksionin që kryen.

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi: “Durrësi në krahasim me gjykatat e tjera që mund të kenë të njëjtën problematikë ka një projekt të miratuar dhe një vend të gjetur, por ngelet vetëm në gjetjen e fondeve dhe vullneti nga institucionet që ky projekt të realizohet”.

Në këto kushte gjykata e rrethit Durrës, mbetet  në pritje të zbatimit të projektit të godinës së re, e cila është miratua nga Këshilli Bashkiak që në dhjetor të vitit 2015, për të përmbushur standardet e vendeve të Bashkimit Europian për dhënien e drejtësisë.

Gazetare: Enkeleda Arapi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!