Situata në Shqipëri, Ceka: Është çështje e lirisë, jo e pushtetit

schedule21:02 - 22 Shkurt, 2019

schedule 21:02 - 22 Shkurt, 2019

Fakti që ne nuk jemi më republikë parlamentare ka të bëjë me çështjen e lirisë dhe jo të pushtetit. Është ky këndëvështrimi i ish politikanit Neritan Ceka në studion e Provokacijas. Sipas tij prej kohësh nuk kemi liri se nuk kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, ku shiten votat nuk ka barazi në kandidim.

“Kjo që ndodhi është e rëndë, fakti që ne nuk jemi më republikë parlamentar shtrohet prapë çështja e lirisë, por faktorët që e kanë shtruar këtë jo si problem të lirisë, por si problem të pushtetit të tyre në mënyrën si do bëhet ndërrimi i pushteteve ky është një vend pa liri. Prej kohësh nuk kemi liri se nuk kemi zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, shiten votat nuk ka barazi në kandidim”.

Mungesën e lirisë Ceka e sheh te përjashtimi i individit nga roli që mund të ketë në zonën elektorale dhe te numërimi i votave nga përfaqësuesit e partive politike, po thekson se nuk është koha për përmbysje, por për rikthim të PD në Kuvend me program të qartë.

“Përjashtojnë individin nga roli që mund të ketë në zonën elektorale i hiqet e drejta popullit.  Ky grup i ka këto atëherë ku është ndryshimi dhe nuk ka situatë revolucionare, Tirana nuk është ngritur akoma,

Nuk shoh kohë përmbysjesh. Shqipëria nuk është në atë gjendje si në 97, kur ai pushtet duhej ndërruar se e futi në qorrsokak Shqipërinë. Ky pushtet i ka penguar në punën e tyre. Studentët menduan që ky pushtet nuk ia zgjidhte problemet, ishte rezervë për ndryshim, por jo për PD.  Ishte koha që PD të kthehehe në parlament me bateri të karikuara me grupim interesash më të mëdha që sintetizohen në programin e PD.

PD duhet të sjellë një pakt që të pranojë edhe gabimet, dhunimin e votës e ka sjellë PD se maji ‘96 ishte një vjedhje e pisët

Ajo që duhet është një pakt që duhet ta bëjë me këtë popull. Është i vetmi popull në Evropë me përfaqësues të partive politike, është njësoj si lojtarët të llogarisin sa gola duhen bërë”.

Problemin ish politikani e sheh edhe te përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, dhe këtu përmend OSBE, që sipas tij sa më keq të shkojnë zgjehdjet në Shqipëri aq më shumë do rrijë OSBE në Shqipëri.

“Pse rrinë këta për rrogat, për makinat, për zyrat. OSBE është pjesë e problemit, jo pjesë e zgjidhjes, me qëllim që sa më keq të shkojnë zgjedhjet në Shqipëri aq më shumë do rrijë OSBE në shqipëri. Nuk ka mundësi që ai që zgjidhet numëron votat dhe OSBE e di që kjo metodë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Na trajtojnë si një vend i botës së tretë. Ne jemi para tyre në Evropë. Ne kur kishim teatër këta të osbe vareshin nëpër pemë e lyheshin me bojë të kuqe. Punët do shkonin më mirë sikur ndërkombëtarët të mos ishin kaq prezentë”.

Alergjinë që ka ndaj ndërkombëtarëve e argumenton me ndërhyrjen, por edhe në fushën e tij të arkeologjisë, ku Ceka përmend fondin e dhënë nga BE, që sipas tij është një dështim i plotë.

“Kam alergji nga ndërkombëtarët. Është historia ime që ka luftuar për votën e lirë, një vend me stabilitet pa institucione do shkojë në destabilitet. Mënyra si ndërhyjnë për të fiksuar figura, Rama nuk mund të zëvendësojë institucionet, Berisha nuk i zëvendësoi dot.

Sa i përket korrupsionit, unë jam arkeolog, tani nuk merrem me politikë, jam larguar nga kjo fushë. BE ka financuar në arkeologji 1 milionë e gjysmë euro dhe i kanë me klientela, janë një dështim i plotë i BE dhe ia kam thënë nëse është kjo BE, pse duhet të shkojmë në BE. E kam diskutuar me Vlahutin dhe se vuri ujin në zjarr dhe as Soreca që vjen nga antimafia nuk e vuri ujin në zjarr. Nuk idealizoj unjë as Evropën, as të huajt. Di që ky popull ka në genet e tij gjithë këto vlera, teatër, historinë e Romës Biznatit vetëm duhet tëi shfaqim, s’kemi nevojë të na i thonë të huajt”. /abcnews.al