COVID/ 25 urgjenca çdo ditë në Infektiv, shumica në gjendje të rëndë

schedule15:19 - 1 Shkurt, 2022

schedule 15:19 - 1 Shkurt, 2022

Nga Ema Shazivari

Mbi 25 urgjenca paraqiten çdo ditë në spitalin infektiv. Mjekët infeksioniste thonë se java që lamë pas ka rritur numrin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë te specializuar mjekësore.

Të shtruarit në infektiv i përkasin grupmoshës 17-80 vjeç. Ajo çfarë ka shqetësuar më së shumti mjekët janë rastet e rënda tek të rinjtë pa sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas infeksionistes Edlira Peto, ka shumë të rinj që vijnë në spital me insuficencë respiratore dhe saturime të ulëta.

Pacientët e pavaksinuar janë ata që shfaqin formën më të rënde të COVID. Me përhapjen e Omicron, në spital ka pasur edhe raste riinfektimesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!