Lajmi se Rihanna është shtatzënë bëri dje xhiron e botës. Këngëtarja shfaqi barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje me partnerin e saj, A$AP Rocky. 33-vjeçarja dhe reperi u fotografuan në New York, e veshur me xhinse dhe një xhaketë rozë.
Fansat e bindur se ngjyra rozë e xhaketës nuk është një rastësi. Ata besojnë se këngëtarja ka zbuluar se është në pritje të një vajze. “Rihanna e veshi ngjyrë rozë me qëllim. Ajo ka një vajzë.”, shkroi një fans.
Rihanna përflitej prej kohësh se ishte në pritje të ëmbël por këngëtarja zgjodhi të heshte deri dje, ku mbante qëllimisht xhaketën rozë të hapur, duke treguar barkun e rrumbullakosur. /abcnews.al