Prej orës 10:00 vijon beteja në Gjykatën Kushtetuese në seancën që po zhvillohet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, sepse sipas tij nuk janë të paanshëm. Por Klotilda Bushka përfaqësuese e Kuvendit u shpreh se me këtë kërkesë, Ilir Meta po tenton që të zvarrisë procesin.
“Afati që thoni ju nuk prodhon asnjë pasojë. Nuk shohim të ketë ndikim në proces se i vetmi pretendim që do kërkohej do ishte e drejta e dëmshpërblimit financiar.
Nuk gjykojmë që ka shkelje. Argumente për shkelje të procedurës nuk ekzistojnë dhe nuk e cenojnë gjykimin e cështjes.
Lexo edhe: Meta: Kërkoj dorëheqjen e trupit gjykues
Shkaqet që ngrihen në kërkesën e përfaqësuesit të presidentit na ngjajnë abuzive dhe me synim shtyrjen e gjykimit. Kërkoj rrëzimin e kërkesës së Presidentit për dorëheqje të gjyqtarëve” tha ajo.
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim mbi kërkesën e Presidentit për tërheqjen e gjyqtarëve.
/Abcnews.al

