Ministria e Jashtme gjermane: Akuzat e opozitës për blerje zgjedhjesh të trajtohen nga drejtësia

schedule14:12 - 22 Shkurt, 2019

schedule 14:12 - 22 Shkurt, 2019

Ministria e Jashtme gjermane ka komentuar edhe një herë protestat e thirrura nga opozita. Në një deklaratë për Deustche Welle, përfaqësues të kësaj ministrie theksojnë se akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve duhet të trajtohen dhe gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti.

Në reagimin e saj, ministria njeh të drejtën për të demonstruar si një element të rëndësishëm të kushtetues demokratike, por duke bërë dallimin mes atyre që janë paqësore apo jo.

Dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme”, thotë në reagimin e saj Ministria Gjermane, duke vijuar me thirrjen ndaj palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat të vijojnë paqësore./abcnews.al