Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaron se Lulzim Basha është në provë për mandatin e tij. Teksa PD është prej muajsh në krizën më të thellë dhe e ndarë në dy pjesë, deputeti demokrat thotë se vitet e kaluara ka ekzistuar perceptimi për dualizmin me Berishën, ndërsa tani është koha që Basha të tregojë veten si lider.
“Ai është në një provë në lidhje me mandatin e tij. Mandatet e tjera, perceptimi i dualizmit, nuk e bënin as përgjegjës të plotë”, tha Salianjin në studion e Radar Informativ.
Lexo edhe: 6 Marsi, Salianji: Emrat e kandidatëve po kalojnë në të gjitha etapat kolegjiale
Deputeti iu përgjigj live pyetjes së një tjetër deputeti demokrat, që mbërriti në celularin e Juli Xhokaxhi, se a do të largohet Basha nëse humb të gjashta bashkitë.
“Këto pyetje bëhen në përgjithësi në emisionet e mëngjesit. Nëse është deputet duhet ti diskutojmë aty. Secili do të mbajë përgjegjësin e vet. Ashtu si edhe deputetët kanë përgjegjësinë e tyre për humbjen e tyre. Kanë përgjegjësi edhe për servilizmin ndaj Lulzim Bashës. Disa prej tyre kane qenë mbështetësit kryesore. Ndaj nuk mund të na thonë ne që kemi pasur edhe kritika ndaj tij. Ne jemi në PD, ishim kur ishte Berisha, jemi kur është Lulzim Basha, do të jemi edhe kur të jetë dikush tjetër”, tha Salianji. g.v/abcnews.al

