Huan Guaido, i vetëshpallur president i Venezuelës ka urdhëruar ushtrinë të hapë kufirin me Brazilin për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në vend. Kufiri u mbyll një ditë më parë me urdhër të Nikola Maduros.
Lideri i opozitës, i cili është vetëshpallur president i Venezuelës, Huan Guaido, ka miratuar një dekret presidencial duke urdhëruar hapjen e të gjithë kufijve për të sjellë në vend ndihmat humanitare ndërkombëtare. Në dekret, i cili u publikua dhe në Twitter, Guaido premton garanci dhe mirënjohje për ushtarët që do të respektojnë urdhërin.
Presidenti venezuelian Maduro urdhëroi një ditë më parë mbylljen e kufirit me Brazilin për të ndaluar kalimin e ndihmave, si dhe po vlerëson mundësinë për të mbyllur dhe atë me Kolumbinë.
Në dekretin e tij Guaido thekson se dy ditë më parë Asambleja Kombëtare miratoi një dispozitë duke autorizuar hyrjen e ndihmave në vend, të cila aktualisht janë depozituar pranë kufijve të Venezuelës, duke shtuar se grabitës të pushtetit të ligjshëm kanë promovuar veprime që të ndalojnë hyrjen e tyre në territor kombëtar.
Në ushtri me autoritetin e tij si komandant në fuqi i forcave të armatosura, Guaido konfirmoi këtë autorizim parlamentar dhe i urdhëroi ushtarët që të veprojnë sipas këtyre udhëzimeve.
Më pas dekreti i urdhëron organizmat përkatëse që të mbahet hapur kufiri me republikën federale të Brazilit. Në fund Guaido premton se në rendin juridik të tranzicionit drejt demokracisë dhe të jepen çmime dhe garanci për ushtarët që i binden Kushtetutës, ndërsa ata që nuk e bëjnë do të marrin dënimin e merituar./abcnews.al