Sulaj: Të ndryshohet skema, subvencionimet të bëhen në bazë të prodhimit

schedule13:14 - 31 Janar, 2022

schedule 13:14 - 31 Janar, 2022

Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, në Universiteti Bujqësor, Kapllan Sulaj i ftuar në studion e “Abc Live” ka propozuar që të të ndryshohet skema e subvencionimit në bujqësi. Sipas tij subvencionimi duhet të jetë në bazë të prodhimit sepse në këtë mënyrë do të motivohej dhe prodhuesi.

“ Sot ka një skemë të mbështetjes në bujqësi në bazë të numrit të krerëve të fidanëve të pemëtoreve dhe s’ka mbi prodhimin. Vendet e zhvilluara bëjnë subvencionim mbi prodhimin. Në këtë mënyrë t’i nxit prodhimin në bujqësi.

Për mua skema në bazë të numrit të krerëve s’ka efekt. Në të gjithë botën nuk ka skemë gjithëpërfshirëse. Do ishte mirë të klasifikohej. Për shembull për lopët e qumështit ne duhet të kemi një skemë të veçantë. Për produkte të ndryshme skema të jetë e ndryshme. Në rastin tonë ne kemi skemë të kufizuar edhe për shkak të buxhetit. Sepse të investosh dhe subvencionosh në bujqësi nuk është e lehtë”, tha Sulaj.

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit vendor, Ervin Resuli tha se duhet të ndjekim si shembull rajonin.

“Rajoni gati ka të njëjtën skemë subvencionimi. Se di pse ne duhet të bëjmë një skemë alla shqiptare. Kemi skemën e Kosovës. I vetmi problem në fund janë paratë”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!