Milan dëshironte transferimin e Renato Sanches në “San Siro”, teksa drejtuesit e shikonin mesfushorin portugez si zëvendësuesin ideal të Franck Kessie që me shumë mundësi do të jetë i larguari i parë gjatë merkatos së verës.
Siç raportohet nga mediat italiane, mesfushori i Lille e ka refuzuar mundësinë e transferimit në Seria A, edhe pse Milan dhe Lille kishin arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit në “San Siro”.
Sanches e ka rigjetur formën e vjetër në Ligue 1, pas një periudhe zhgënjyese në Bayern Munich. /f.a/abcnews.al