Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

La Italinë për Vlorën, videot e italianit duke lavdëruar Shqipërinë bëhen virale

schedule11:04 - 31 Janar, 2022

schedule 11:04 - 31 Janar, 2022

Nuk janë të pakta rastet kur shtetasit e huaj janë shpërngulur për të jetuar në Shqipëri. Një rast tipik është dhe ai i italianit të quajtur Max. Ai jeton në vendin tonë prej disa kohësh. I riu me origjinë siciliane dokumenton çdo gjë nga jetesa e tij në vend për ndjekësit në rrjete sociale.

Pas vendimit për të jetuar në Shqipëri, i janë bashkuar dhe prindërit e tij. Vlora është qyteti ku ka vendosur të jetojë. Ai shpjegon se ka dy vite që ka ardhur në Shqipëri, ka një agjenci shërbimi por ai thotë se ndihmon të huajt për të marrë leje në vend.



“Jeta ime e re në Shqipëri” mban emrin profili që ka krijuar në Facebook dhe Youtube. Me faqen e tij ai flet për ndryshimin e përditshmërisë së tij.Me videot që publikon nga qytete të ndryshme të vendit si Vlora, Tirana, Kruja, Saranda etj, Max është kthyer në një pikë referimi për shumë njerëz.

Nëpërmjet vlog-ut, ai flet për gjithçka duke nisur nga mëngjesi, dreka, tradita dhe kultura shqiptare, historia dhe shumë gjëra të tjera të përditshme. Një pjesë nga koha e tij e kalon në palestër, nga ku ka ndarë dhe një video.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!