Nga Ajgena Korbi
Pas disa javësh ku të infektuarit shënonin rekorde të reja, vala “Omicron” duket se ka ngadalësuar përhapjen e saj. Por nëse nënvarianti i ri i Covid që po qarkullon në Europë prek vendin tonë sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti rënia e të prekurve nuk do të jetë aq e shpejtë sa ishte parashikuar.
Optimist shprehet mjeku sa i përket situatës në spitale e cila në vendin tonë pavarësisht rritjes nuk ka ndjekur ritmin e numrit të të prekurve.
Por a do të jetë dy dimri i fundit i pandemisë së COVID 19?
Aktualisht të prekurit aktiv në të gjithë vendin i kanë kaluar 21 mijë persona nga më shumë se 55 mijë të infektuar që u zbuluan gjatë këtij muaji. Pjesa më e madhe e tyre po trajtohen në shtëpi ndërsa të shtruarit në spitale nuk i kanë kaluar 145 pacientë. /abcnews.al