Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/Ishin kthyer në makthin e qytetarëve, kapen hajdutët e biçikletave në Tiranë

schedule09:32 - 30 Janar, 2022

schedule 09:32 - 30 Janar, 2022

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se vidhnin biçikletat e qytetarëve në rrugë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Red Jacket”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Edmond Gjona 41 vjecc dhe Daniel 19 vjeç, të cilët akuzohen se janë autorët e grabitjes së 13 biçikletave në kryeqytet.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme kryenin vjedhje biçikletash dhe motomjetesh.

Ato pasi afroheshin në vendqëndrimet e biçikletave ose motomjeteve, mbikqyrnin lëvizjet e qytetarëve që i parkonin në këto pika, më pas i vidhnin dhe me një mjet të marrë me qira, i transportonin drejt Fushë-Krujës dhe Milotit, për ti shitur.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Red Jacket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Zbardhen dhe dokumentohen 13 raste të vjedhjeve të motomjeteve dhe biçikletave, të kryera nga këta shtetas.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve, dhe aksesorë të ndryshëm të biçikletave të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Red Jacket”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:  E. Gj., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;  D. D., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme kryenin vjedhje biçikletash dhe motomjetesh. Pasi afroheshin në vendqëndrimet e biçikletave ose motomjeteve, mbikqyrnin lëvizjet e qytetarëve që i parkonin në këto pika, më pas i vidhnin dhe me një mjet të marrë me qira, i transportonin drejt Fushë-Krujës dhe Milotit, për ti shitur.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 13 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.02.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 14.04.2021 , në rrugën “Ibrahim Rrugova”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësti të shtetasit F. P.;

* Më datë 13.10.2021, në rrugën “Kastriotët”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. S.;

* Më datë 15.10.2021, në “Rrugën e Barrikadave” dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit R. K.;

* Më datë 29.10.2021, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit L. D.;

* Më datë 21.11.2021, në rrugën “Arkitekt Sinani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. L.;

* Më datë 15.12.2021, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. S.;

* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit K. R.;

* Më datë 19.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësit të shtetasit R. R.;

* Më datë 19.01.2022, në sheshin “Skënderbej”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit D. S.;

* Më datë 20.01.2022, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases K. Ç.;

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Gj. H.;

* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Gjergj Filipi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin në pronësit të shtetasit Sh. Xh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje të ndryshme që dyshohet se autorët i përdornin për kryerjen e vjedhjeve, dhe aksesorë të ndryshëm të biçikletave të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!