Skuadra e Milanit vazhdon të jetë aktive edhe në këto ditët e fundit të merkatos së dimrit duke vazhduar me rinovimet apo dhe me afrimin e lojtarëve.
Renato Sanches vazhdon të jetë objektivi madhor i kuqezinjve për repartin e mesfushës. Paraqitjet e mesfushori portugez te Lille kanë zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Drejtori i Milanit, Paolo Malidini ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Jorge Mendes dhe dëshira e portugezit është të transferohet në San Siro.
Sipas asaj që ka raportuar Nicolo Schira, Rossonerët janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Lille për transferimin e lojtarit.
Nëse marrëveshja nuk arrihet për këtë merkato atëherë Milani nuk heq dorë dhe do të synojë edhe në verë përë të siguruar shërbimet e mesfushorit të shumë kërkuar, ku drejtuesit shikojnë te Sanches edhe si zëvendësuesi adekuat i Franck Kessies. /f.a/abcnews.al