Gjykata e Vlorës lë në burg Çipurin

schedule14:32 - 21 Shkurt, 2019

schedule 14:32 - 21 Shkurt, 2019

Armando Sulejmani ose i njohur me nofkën “Çipuri” nuk ka folur asnjë fjalë gjatë seancës për masën e sigurisë ku gjykata e la nq burg. Kjo seancë u bë në spital, atje ku i mbijetuari i atentattit me dy viktima, po merr mjekim.  

“Çipuri” ose shenjestra e atentatit ku dy vetë mbetën të vrarë do të qëndrojë në burg.

Gjykata e Vlorës caktoi “arrest me burg” për armbajtje pa leje ndaj Armando Sulejmanit i cili supozohet se ishte personi që atentatorët donin të vrisnin.

Seanca e masës së sigurisë u bë në ambjentet e spitalit të Vlorës atje ku “Çipuri” po merr mjekim për shkak se ka dy plumba në trup.

Gjatë kësaj sëance “Çipuri” nuk ka thënë asnjë fjalë, por edhe gjatë marrjes në pyetje nga eskpertët të policisë ai nuk dhënë asnjë sinjal apo informacion rreth vrasësve .

“Nuk i njoh autoret, nuk e di çfarë problemi kane patur”, mësohet të ketë thënë ai në një prej seancave të pyetjeve.

Atentati mafioz ndodhi të dielën tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Makinës me të cilën po udhëtonin Çipuri, kunati i tij Arjan Hasani, dhe shoku o tij Orges Rexho, iu bë pritë. Dy persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr të fuqishëm dhe u larguan me shpejtësi. Hasani dhe Rexho vdiqën në vend, kurse Sulejmani shpëtoi pasi u shtri poshtë sediljes.

Kur policia shkoi nq vendin e ngjarjes e gjeti në tentativë për tu larguar dhe me një pistoletë me vete.  Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë, por edhe pse është bërë shoqërimi i shumë personave të dyshuar, asgjë nuk është arritur për të hedhur dritë mbi ngjarjen./abcnews.al