Beatrix Ramosaj dhe Dj Dagz krijuan një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kur Dj nga Kosova shprehej vazhdimisht se donte të largohej nga loja, këngëtarja theksonte se do të dilte pas tij. Mirëpo, gjatë puntatës së zinxhirit të shpëtimit, Dagz nuk u zgjodh as nga Beatrix apo Donaldi.
Ky veprim solli dhe reagimin e ashpër të Einxhel kundrejt Donaldit, që u shoqërua me disa përplasje. Ndonëse dukej se gjërat mes Beatrix dhe Dagz dot ë ndryshonin pas daljes nga shtëpia e famshme, në fakt ka ndodhur e kundërta. Dagz ka treguar mbështetjen ndaj saj për këngën e re.
LEXO EDHE: VIDEO/ Beatrix shkruan një këngë për Donaldin

Me këtë veprim, Arbëri ka nënkuptuar se nuk ka hatërmbetje mes tyre dhe se vazhdon ta mbështesë si gjithmonë. Kujtojme që pasditen e djeshme, Beatrix publikoi këngën me titull “Faj” që ishte një dedikim për Donaldin. Ndërkohë, kujtojmë që Einxhel pësoi një incident të rëndë mbrëmë.
LEXO EDHE: Donaldi i qëndroi pranë deri në mëngjes, Romeo ka një mesazh për Einxhel Shkirën
Moderatorja u rrëzua dhe dëmtoi rëndë krahun. Pasi banorët i qëndruan pranë dhe në veçanti Donaldi që ndenji zgjuar gjithë natën për t’u kujdesur për të, ajo u dërgua në spitalin Hygeia, ku iu nënshtrua një operacioni. Produksioni në një njoftim bëri me dije se do të rikthehet në shtëpi, por duke ditur gjendjen serioze të saj, mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë lojën. /abcnews.al

