Einxhel Shkira iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni pas incidentit që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother. Moderatorja lëndoi rëndë krahun teksa po luante por duhej të linte shtëpinë pasi gjendja ishte serioze. Pasi mori ndihmnë e parë nga mjekët, banorët i qëndruan pranë. Por Donaldi ishte banori që qëndroi pranë saj deri në mëngjes.
Këto momente kur aktori qëndron pranë moderatores me të cilën ka pasur shumë përplasje ditët e fundit bënë xhiron e rrjetit. Lidhur me këtë ka ardhur dhe një reagim nga Romeo Veshaj, i cili i ka uruar shërim të shpejtë Einxhelit. “Demi… shërim të shpejt Einxhel!”, ka shkruar Romeo krahas postimit që ka bërë në Instagram.
View this post on Instagram
Ndërkohë, produksioni ka njoftuar se moderatorja duhet të qëndrojë në spital derisa mjekët të vendosin. Ajo do të jetë e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe asistentët e produksionit. /abcnews.al