Një nga elementët e shumtë që Princesha Diana përcolli tek djemtë e saj Harry dhe William, është aftësia e tyre për të qenë shumë të sjellshëm me njerëzit dhe për të krijuar marrëdhënie të natyrshme me ta. E kemi parë herë pas here gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos kur të dy vëllezërit kryenin detyrat e tyre mbretërore. Edhe takimi i fundit i Princit William me një djalë të vogël, i cili gjithashtu ka humbur nënën e tij, për pak na bëri të qajmë.
Gjatë vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Kishën në Burnley, Uilliam u ul pranë një djali për të biseduar me të dhe me tezen e tij. Pa e ditur Ëilliam, të dy kishin një bazë të përbashkët edhe më të thellë, përveç dashurisë së tyre për sportin. Djali, i quajtur Deacon Glover, humbi nënën e tij kur ishte vetëm 11 vjeç. Uilliami e ndjeu menjëherë humbjen e përbashkët që po përjeton Deacon. “A mendoni se mund të flisni për nënën tuaj?”, e pyeti djali i vogël Princin William.
“Kam humbur nënën time kur isha 15 vjeç”, dëgjohet të thotë William në video. “Unë isha pak më i madh se ty“. Pasi të dy shkëmbyen disa fjalë, William i siguroit djalit: “Është e vështirë, por bëhet më e lehtë, të premtoj. Bëhet më e lehtë”.
Këtë video mund ta shikoni më poshtë dhe momentin më konkretisht në minutën 01:30:
/abcnews.al