Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon 3 doza për të hyrë në Kosovë

schedule12:20 - 28 Janar, 2022

schedule 12:20 - 28 Janar, 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur sot se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës.

 “Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, shkruan Hoti në një postim në Facebook.

Ai shprehet se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë. /abcnews.al/