Ka rezultuar alarm fals shqetësimi për një send të dyshimtë brenda një kazani mbeturinash në qytetin e Elbasanit.
Fillimisht u dyshua për një minë me sahat për shkak të pulsimit të vazhdueshëm brenda koshit në zonën që njihet ndryshe edhe si kryqëzimi Dinamo në qytetin e Elbasanit.
Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie për të mbrojtur banorët. Por Forcat xheniere konfirmuan se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse. /abcnews.al/