Rritja e numrit të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë për shkak të temperaturave rekord gjatë verës ofron një “vështrim në të ardhmen” dhe një paralajmërim të ashpër se një nga qytetet më të mëdha të Amerikës është tashmë i pajetueshëm për disa, për shkak të valës së re të nxehtësisë.
Pothuajse 200 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme në Phoenix në vitin 2020, vera më e nxehtë, më e thatë dhe më vdekjeprurëse. Phoenix është mësuar me një klimë të nxehtë, por temperaturat e ditës dhe të natës janë rritur për shkak të ngrohjes globale.
Temperaturat përvëluese i kanë bërë verërat gjithnjë e më të rrezikshme për 1.4 milionë banorët e qytetit, me shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë që u rritën gjatë dy dekadave të fundit. Por viti 2020 ishte një ndryshim i lojës kur vdekjet nga nxehtësia u rritën me rreth 60%.
Vitin e kaluar, pas një vere tjetër vdekjeprurëse, kryebashkiaku njoftoi njësinë e parë të dedikuar në rajon për të trajtuar rrezikun në rritje të nxehtësisë urbane, i cili kërcënon gjithashtu qëndrueshmërinë ekonomike të qytetit.
A do jetë kjo një zgjidhje? Mbetet për t’u parë në të ardhmen nëse situata do të përmirësohet apo do përkeqësohet. “Disa modele sugjerojnë se me vendosjen e gjerë të teknologjive të ftohjes si pemët dhe sipërfaqet reflektuese, ne mund të përfundojmë me një qytet që në të ardhmen është më i freskët”. /abcnews.al