Dëmtimi kundër Juventusit, Ibra mund t’ia dalë për derbin ndaj Interit

schedule14:57 - 27 Janar, 2022

schedule 14:57 - 27 Janar, 2022

Zlatan Ibrahimovic ka qetësuar trajnerin Stefano Pioli, i cili mund të bëjë llogari me sulmuesin suedez në derbin kundër Interit.

Mjekët kanë konstatuar se Ibrahimovic ka vetëm një inflamacion në zonën e thembrës dhe jo dëmtim në tendinën e Akilit, që e ka shqetësuar shpesh vitet e fundit.

Derbi kundër Interit luhet më 5 shkurt dhe Ibrahimovic ka kohë që të rikuperohet për këtë ndeshje. Momentalisht ai po stërvitet i diferencuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!