Bleu karrigen vetëm 7 dollarë te artikujt e përdorur, gruaja e shet për plot 21 mijë $

schedule14:00 - 27 Janar, 2022

schedule 14:00 - 27 Janar, 2022

Një karrige prej druri, e blerë në një dyqan artikujsh të përdorur në Angli, është shitur në ankand për më shumë se 21 mijë dollarë. Kjo pasi u identifikua si vepër e një artisti të fillimit të shekullit të 20-të.

Nga shtëpia e ankandeve Sworders thanë se një grua e bleu karrigen për rreth 7 dollarë në një dyqan artikujsh “second hand” në Brighton.

Specialisti i dizajnit, John Black, kur e pa karrigen, e vlersoi si vepër të vitit 1902 të artistit austriak Koloman Moser. Ai u konsultua me një specialist për Secesionin e Vjenës, i cili konfirmoi identifikimin e karriges.

Moser, një mësues në Shkollën e Arteve të Aplikuara në Vjenë, e projektoi karrigen si një riinterpretim modern i një karrigeje tradicionale të shekullit të 18-të dhe u shit për 21 mijë e 874 dollarë në ankand./abcnews.al