Ish-kryeministri Berisha u rikthye pa katër muajsh në Kuvend duke u futur në atë sallë edhe si i përjashtuar nga Partia Demokratike.
Me të hyrë në sallën e Seancave Plenare ai u prit nga Flamur Noka dhe Albana Vokshi, të cilët e kanë shoqëruar në vendin ku do të ulej duke i rregulluar edhe karrigen.
Pasi u siguruan se Berisha ishte sistemuar, Vokshi dhe Noka u ulën në vendet e tyre, ndërsa tashmë do të ishte radha e Tomor Alizotit për të shkuar te Berisha duke i zgjatur atij dorën, gjë të cilën ish-kryeministri e ka pranuar me kënaqësi.
Alizoti u pozicionua fillimisht në krah të Luzim Bashës, ndërsa sëfundmi duket të mbajë një qendrim të barazlarguar kampet kundërshtare në PD. /abcnews.al