Ditën e sotme luhen edhe dy sfidat e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në orën 13:45 në stadiumin e Korçës do të luhet një nga sfidat interesante të kësaj faze me Skënderbeun që pret Teutën. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren për të shpresuar më pas në kualifikimin në fazën tjetër.
“Ujqërit e dëborës” do kërkojnë të mposhtin durrsakët të cilët nuk po kalojnë një forma aspak të mirë teksa në stol sërish ka ndryshime, me Renato Arapin që ka rimarrë drejtimin e skuadrës.
Vëmendja padiskutim do të jetë e gjitha te derbi i kryeqytetit, në “Air Albania” ora 16:45, aty ku do të përballen Dinamo-Partizani.
Për të dyja skuadrat e kryeqytetit objektiv është fitimi i Kupës së Shqipërisë, ku rruga për të shkuar në europë është më e shkurtër, ku në kampionat janë shumë larg zonës që i dërgon në europë.
Një takim i gjithë për t’u shijuar, ku preton spektakël në një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptarë.
Kupa – Ndeshjet:
13:45/ Skënderbeu-Teuta / Stadiumi Korçë
16:45/ Dinamo-Partizani / Stadiumi “Air Albania” /f.a/abcnews.al