Sabiani ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin Goca dhe Gra, ku mes të tjerash ka folur dhe për Beatrix Ramosaj. Këngëtari është pyetur nëse ka pasur kontakt me Trixën pas daljes së saj nga shtëpia, duke qenë se u përfol në media se ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.
Këngëtari tha se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me nënën e saj, Antigonën e cila i ka treguar se është mirë dhe në gjendje të stabilizuar por që i duhet pak kohë për të marrë veten. Gjithashtu ai ka treguar se e ka pasur Trixën si vajzën e tij brenda shtëpisë dhe jo vetëm.
Kujtojmë që Trixa reagoi një ditë më parë pas daljes nga shtëpia e famshme. Duke iu përgjigjur komenteve të ashpra që ka marrë pasi u lidh me Donaldin, ajo tha se nëse aktori do t’i zgjaste dorën sërish, do të vepronte njësoj si brenda shtëpisë së BB VIP. /abcnews.al