Ylli i filmit “I vetmi në shtëpi”, Macaulay Culkin dhe e dashura e tij, Brenda Song janë fejuar pas 4 vitesh lidhjeje. Ata kanë hedhur këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre 9 muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Song konfirmoi lajmin kur u shfaq me një unazë diamanti ndërsa ishte në Beverly Hills.
Çifti që u njoh në xhirimet e Changeland në 2017, nuk patën zbuluar se po prisnin një fëmijë deri në njoftimin e lindjes. Në një deklaratë të përbashkët, ata zbuluan se ishin shumë të lumtur për anëtarin e ri të familjes. Song dhe Culkin janë munduar ta mbajnë raportin e tyre sa më privat.