Roland Bejko emërohet drejtues politik i PD në Gjirokastër

schedule15:16 - 26 Janar, 2022

schedule 15:16 - 26 Janar, 2022

Roland Bejko, është emëruar drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun Gjirokastër. Është seketari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark se Bejko do të jetë drejtuesi i ri politik, i caktuar nga Lulzim Basha.

“Të nderuar Kryetarë,

 Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

 Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm”, shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Më herët drejtues politik në Gjirokastër ishte Tritan Shehu, i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sakaq, ditën e sotme ndryshime pati edhe në Shkodër. Helidon Bushati dha dorëheqjen si drejtues në këtë qark, ndërsa Basha ia besoi këtë detyrë nënkryetarit Enkelejd Alibeaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!