Ilir Shaqiri e ka nisur ditën e sotme në “Big Brother VIP” duke i treguar Beniadës një ëndërr që kishte parë. Ai i thotë se kishte parë në ëndërr bashkëshorten e tij, e cila i thoshte se mund të jetë shtatzënë.
Ndërsa modelja i thoshte se kjo do të ishte dhurata më e bukur që mund t’i bënin Emilysë.
Biseda mes Ilirit dhe Beniadës:
Iliri: Pashë një ëndërr Manuelën e më tha kryqëzo gishtat, se nuk po më vijnë, është një shenjë kjo.
Beniada: Të ishte jashtë do kishe pyetur dikë se çfarë kuptimi ka. Por me siguri është një gjë e mire.
Iliri: Edhe muhabetet që u bënë, Donaldi që donte një motër.
Beniada: Çfarë ke menduar?
Iliri: U këputa, dëgjova sa dëgjova.
Beniada: Donaldi tha dua një motër. E ti kishe menduar Emily me një motër o vëlla.
Iliri: Shumë herë harrojmë se jeta është një dhe përqendrohemi shumë te puna, pa parë me vëmendje shumë gjëra të tjera. Hë ta bëj këtë edhe atë.
Beniada: Po të mos kisha pasur Albanin, nuk e di si do e kisha qenë. Kur mendoj për të ardhmen mendoj për të, edhe po qëndrova në Shqipëri ta marr këtu./abcnews.al