Interi e ka pothuajse të kryer transferimin e Gosens nga Atalanta.
Zikaltërvë dhe gjermanit i distancon vetëm firma pasi gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithësesi kjo nuk do të thotë se Inter do të lejojë kroatin Perisiç të largohet nga klubi. Klubi i ka ofruar një rinovim 2-vjeçar ku do të përfitonte 4 milion euro në sezon por anësori zikaltër nuk e ka pëlqyer këtë ofertë pasi ai kërkonte një rinovim 4-vjeçar dhe të përfitontë 6 milion euro në sezon.
Inter nuk kërkon të heq dorë nga anësori kroat kështu që do të tentojë të ulet përsëri në bisedime me të për të rinovuar./ h.ll/abcnews.al