Dje ngroheshin te kaldajat, deputeti ndjen te ftohtin: S’po na u ngrihet të ikim

schedule12:54 - 26 Janar, 2022

schedule 12:54 - 26 Janar, 2022

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve zgjati vetëm pak minuta, paraditen e kësaj të mërkure. Ndërkohë, Klotilda Bushka lajmëroi se do të ketë një njoftim tjetër për të zhvilluar mbledhjen e radhës, deputetët duket se nuk po kishin dëshirë të dilnin nga salla, teksa temperaturat jashtë janë me minus.

Besian Ajazi nga Partia Socialiste deklaroi se nuk donte që të çohej nga karrigia pasi brenda sallës ishte ngrohtë. Deklarata e tij solli të qeshura tek deputetët, të cilët u ngritën për të dalë.

Klotilda Bushka: Për mbledhjen tjetër do të njoftojmë

Besian Ajazi: S’po na u ngrihet…qenka shumë ngrohtë këtu.

Lexo edhe: Acari futet në Kuvend, dy deputetët “ngrijnë” së ftohti, i ngjiten kondicionerit për t’u ngrohur

Ndërkohë, që dhe një ditë më parë deputetët ndjenë në godinën e Kryesisë së Kuvendi të ftohtin e acartë. Ishin Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula që ndërkohë që zhvillohej mbledhja e komisionit u ngritën të ngroheshin pranë kaldajave në anë të murit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!