Ka mbetur pothuajse zyrtarizimi për të quajtur bomberin Vlahoviç një lojtar të Juventus.
“Zonja e Vjetër” u ulë në tavolinën e Fiorentinës me 75 milion euro në total, gjë e cila bëri që Fiorentina të pranonte ofertën e Juves menjëherë. Gjithashtu edhe sulmuesi serb ka pranuar ofertën e Juventus-it.
Gjithësesi ky transferim është një investim i madh dhe Juventus duhet të bëjë llogaritë mirë pasi këto dalje financiare duhen rikuperuar dhe për këtë gjë, dy yjet e ekipit mund të largohen.
De Ligt dhe Dybala duket se nuk janë më të pashitshëm. Mbrojtësi holandez mund të sjellë të ardhura të mira dhe mendohet të zëvendësohet me Rudiger ose Romagnolin.
Nga ana tjetër Dybala duke çdo ditë edhe më larg klubit juventin. Kontrata e tij nuk po rinovohet pasi ai është shprehur i pakënaqur nga kërkesat e Juventus. Interi është duke pritur e mednohet se do të provojë goditjen e madhe duke transferuar argjentinasin në Milano, për ta bashkuar atë bashkë me patriotët e tij, Lautaro Martinez dhe Correa./ h.ll/abcnews.al