Kombinimi i një fundi me çizme është ideal për sezonin. Nga njëra anë, fundi nxjerr feminilitet dhe nga ana tjetër, çizmet e duhura sigurojnë rehati dhe ngrohtësi. Rezultati është një formulë veshjeje që mund të vishet çdo ditë, nga mëngjesi në mbrëmje, në zyrë, por edhe kur dilni për argëtim.
Si të përvetësoni kombinimin elegant? Vajzat e modës kanë propozimet e tyre, të freskëta dhe alternative, të cilat do t’ju frymëzojnë të pasuroni repertorin tuaj stilistik duke veshur funde dhe çizme. E sigurt është se me një larmi kaq të madhe dizajnesh në minifunde, por dhe çizme nuk do të mërziteni.