Ekspozita “Kujto” rrëfen fatet e shqiptarëve të mbijetuar të Mauthausen-it

schedule16:02 - 25 Janar, 2022

schedule 16:02 - 25 Janar, 2022

Si ky tunel, në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, është kompozuar në formën e instalacionit ky tunel për të treguar ferrin që vuajtën shqiptarët në kampet nazizte. Fatet e tetë të mbijetuarve në kampin e Mathausenit rrëfehen në këtë ekspozitë.

“Fatet e shqiptarëve”:Beqir Xhepa, Ahmet Cekaj, Gaço Çomo, Stefan Konduri, Vangjel Doni, Abdullah Krutani, Dhimitër Simoni pasqyrohen në ekspozitën“Kujto”.

Qëllimi kryesor është mbajtja gjallë e kujtesës, ndër breza thekson kuratorit Elton Koritari.

Përmes të dhënave historike, e rrëfimeve të jetuara nën lëkurë  që pasqyrohen  në dokumentarin  “Nga ferri në ferr”, realizuar nga Admirina Peci si dhe artefakteve  të prezantuar në hollin qendror, vijnë dy anët e medaljes, puna e detyruar  në shkallët e vdekjes në guroren e Mathusen, por dhe fatet e të afërmve në Shqipëri të cilët rezultojnë të ndarë në dy pjesë, disa i mohuan, e ata që i pranuan të cilët rezultojnë më të ndëshkuarit në diktaturë.

Në ekspozitë prezantohen fakte të panjohura si edhe ditari i veçantë i Beqir Xhepës, i cili rrëfen mbi historinë atje si edhe një artefakt i veçantë që është shishja e vogël prej qelqi, me hirin e vëllait të Kozam Nushit.

Një vend të veçantë në këndin e edukimit janë edhe disa skica që pasqyrojnë torturat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!