Ndërhyrja e politikës dhe shpërthimi në banesën e Armand Dukës, reagon UEFA: Së shpejti në Shqipëri

schedule14:34 - 25 Janar, 2022

schedule 14:34 - 25 Janar, 2022

Pas ngjarjeve të fundit që kanë përfshirë futbollin në Shqipëri dhe drejtuesit e saj, UEFA ka reaguar duke shprehur shqetësim.

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe përfshirja e politikës në futboll shqetëson së tepërmi UEFA-n e cila ngre dyshime në lidhje me sigurinë e kryeqytetit që pret finalen e Europa Conference League më 25 maj.

UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës, bën të ditur AP News.

Gjithastu delegacioni i saj dëshrion të “diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.”

UEFA e ka përshkruar ndërhyrjen e jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje e rregullave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!