Pas ndeshjeve të kampionatit do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Të mërkurën janë në plan dy ndeshje, Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçit, që do te luhen prej orës 13:45.
Të enjten takimi i parë nis në orën 16:45, në Korçë mes Skënderbeu dhe Teutës. Dinamo-Partizani luhet në mbrëmje, prej orës 19:45, në “Air Albania Stadium”. / abcnews.al