Florian Pervathi, 17-vjeçari i cili vrau dje 65-vjeçarin Lek Lekgjonajn, në Lezhë nuk është penduar. Adoleshenti ka pranuar në polici se vrasjen e kreu për gjakmarrje, për të marrë në këtë mënyrë hakun e babait të tij, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë.
Në vitin 2009 vëllai i viktimës së djeshme ka vrarë babin e 17-vjeçarit, i cili asokohe ishte shumë i vogël. Floriani humbi edhe nënën sepse ajo u vetëhelmua pasi i vranë të shoqin.
I rritur pa të dy prindërit, duke se 17-vjeçari e ka pasur motiv për të vënë në vend sipas tij drejtësinë e munguar.
Gazetari Gjergji Figuri raporton se policia po përpiqet të mësojë se ku e gjeti armën adoleshenti. Pas mbërritjes së polici dhe vetëdorëzimit të tij ai ka treguar të gjithë ngjarjen.
Duket se gjithçka e kishte planifikuar. Ditën e djeshme ai e ka pritur 65-vjeçarin dhe në momentin që ky i fundit ka zbritur nga makina e ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar për hakmarrje për të marrë gjakun dhe për të venë në vend drejtësinë. 17-vjeçari nuk ka treguar kush e dërgoi në komisariat pas kreu vrasjen, ndërsa do të rimerret sërish në pyetje në prani të psikologëve, pasi gjendja e tij është tepër e rënduar.
Gazetari Gjergji Figuri nga dëshmitë e banorëve dhe bashkëmoshatarëve mëson se Floriani ishte shumë i qetë dhe kishte pasion pikturën. Sipas tyre ai asnjëherë nuk është shprehur se do të hakmerrej për babain. g.v/abcnews.al