Marrëdhënia e Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt u komentua shumë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata ishin miq të mirë deri në momentin që aktori nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn. Kjo pasi Semi zgjodhi të mbështeste shoqen e saj të ngushtë, Bora Zemanin.
Por ai që u komentua edhe më shumë ishte arushi që Semi i la Donaldit kur la shtëpinë. Këngëtarja i kërkoi Arbanës kukullën e saj të preferuar Gin ta merrte sërish, pas përçarjes me Donaldin. Mirëpo, duket se Semi e ka marrë pellushin e saj pas disa javësh.
“Shpirti plot #Gin”, ka shkruar këngëtarja në një foto të postuar në Instastory./abcnews.al