Vrasja e Lek Lekgjonajt, 65 vjeç në Lezhë më armë zjarri këtë të hënë nga dora e 17-vjeçarit Florian Pervathi, për gjakmarrje, ka bërë jehonë në mediet e e huaja. Theksi është vënë pikërisht te gjakmarrja, një fenomen që i ka rrënjët të thella në Shqipëri dhe sado që vitet kalojnë vijon të shkatërrojë jetë njerëzish.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manati. Mësohet se Florjan Përvathi i kishte bërë pritë pranë banesës. Sapo 65 vjeçari ju afrua oborrit të shtëpisë e qëlloi me pistoletë me mulli dy herë. Plumbat i mori në kraharor dhe mbeti i vdekur në vend.
Autori pasi kreu krimin me pistoletë në dorë u dorëzua në policinë e Lezhës duke u thënë se kishte marrë gjakun e babait. 17 vjeçari ka sqaruar se në 21 nëntor të 2009 vëllai i Lekë Lekgjonit i vrau të atin Gjon Përvathin me çifte. Krimi ndodhi në sytë e tij, kur ishte 4 vjec. Një ditë pas vrasjes, nëna e Florjanit u helmua me fotoksinë dhe ndërroi jetë. Autori bëri burg dhe ka pak kohë që është liruar. Për t’i shpëtuar gjakmarrjes është larguar nga fshati. Sot 17 vjeçari mori gjakun duke i vrarë vëllain, Lekë Lëkgjonin.
Shqipëria ka aktualisht familje të prekura nga gjakmarrja. “Mijëra shqiptarë kanë vdekur nga gjakmarrja në Shqipërinë postkomuniste. Gjakmarrja është një traditë shekullore që detyron një individ të vrasë për të shpëtuar nderin e familjes së tij”, shkruajnë mediet e huaja mes të tjerash. be.k/abcnews.al