Beniada rrëfen punën e parë që ka bërë dhe s’ka të bëjë me modelingun

schedule19:37 - 24 Janar, 2022

schedule 19:37 - 24 Janar, 2022

Një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother” është padyshim Beniada. Modelja shqiptare që jeton në Itali ka fituar zemrat e të gjithëve falë çiltërsisë dhe thjeshtësisë që e karakterizon. Ajo ka ndarë shpeshherë nga jeta e saj por së fundmi është hapur për shkak të një loje nga Vëllai i Madh.

Sot është njoftuar se secili prej banorëve do të ndajë një sekret në Dhomën e rrëfimit. Në një bisedë me Arbrin, Beniada ka treguar se para se të merrej me modeling ka punuar në një dyqan me mamanë e saj ku bënin pastrimin.

“Puna ime e parë 16 vjeçe nuk ka qenë me akullore. Por me mamin kemi punuar te një grua që kishte dyqan mishi, bënte edhe gjëra për të ngrënë. Ka qenë puna e parë. Kam punuar një vit aty. Ndihmoja edhe kur mbyllej dyqani, pastronim, ato makinat e mishit.

Pastaj kam punuar edhe si shitëse akulloresh në plazh, si kamariere. Si kamariere kam punuar për shumë vite, edhe kur punoja si modele…”, tregoi modelja.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!