Numri i infeksioneve Covid-19 mes lojtarëve dhe punonjësve të Premier League është përgjysmuar në javën e fundit dhe vetëm 16 pozitivë janë regjistruar në shtatë ditët e fundit.
Kjo përfaqëson një rënie për javën e katërt radhazi dhe numrin më të ulët të të infektuarve që nga 5 dhjetori i kaluar, përpara se varianti omicron të bënte kërdinë në Mbretërinë e Bashkuar .
Nga data 17 deri më 23 janar janë kryer 6221 testime te futbollistët dhe punonjësit e 20 klubeve në kompeticion, prej të cilave 16 kanë rezultuar pozitivë.
Megjithatë, numri i testeve është përgjysmuar në krahasim me javën e kaluar, kur u kryen rreth 13,000.
Për shkak të ndikimit të variantit omicron, klubet kanë intensifikuar masat kundër Covid-19 për të shmangur ngjitjen, me përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura, respektimin e distancës sociale dhe shtimin e testeve.
Në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë, masat e aplikuara në dhjetor për të qetësuar variantin e ri do të eliminohen nga 27 janari.
Vala e infeksioneve ka bërë që gjithsej 22 ndeshje të pezullohen në Premierligë. r.t/abcnews.al