Grabitën shtëpinë e kampionit italian, dy shqiptarët u “tradhtuan” nga fanella e Ibrahimovic

schedule15:51 - 24 Janar, 2022

schedule 15:51 - 24 Janar, 2022

Politikani dhe ish-futbollisti i njohur Italian Gianni Rivera, ka pësuar një aventurë të keqe, pasi dy shqiptarë kanë hyrë në shtëpinë e tij në Romë dhe të armatosur arritën të marrin me vete para dhe disa sende me vlerë.

Ata me vete kishin arritur të marrin vetëm një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 €.

Një zjarr i shkaktuar gjatë hapjes së kasafortës i bëri ata të arratiseshin. Efektivët e komisariatit të Trevit i gjetën shpejt.

Rreth orës 3 të mëngjesit, një patrullë dalloi dy persona që qëndronin përpara një Fiat Panda. Policët iu afruan dy shqiptarëve për t’i pyetur se çfarë po bënin kur njëri prej tyre nxori këmishën e Ibrahimovicit, duke thënë se e kishte gjetur.

Më pas policët kontrolluan makinën, ku gjetën: 6,345 euro në para, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe gjithçka kishin vjedhur. Ishte pikërisht fanella e Ibrahimovic ajo që i tradhtoi. /abcnews.al