Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.
Mediat vendase kanë marrë dëshmi të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Punonjësit e restorantit janë shprehur se autori ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të një buqete me lule, por më pas ka kërcënuar punonjësin që i ka kërkuar kartën e vaksinimit. Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili ishte i ulur në një prej tavolinave. Dashi ishte në shoqërinë e një personi tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave.
Në vendngjarje janë gjetur të paktën 28 gëzhoja. Dëshmitarët thanë se personi i cili e ekzekutoi 38-vjeçarin, ishte personi i cili hyri në restorant me buqetën me lule.
“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi dëshmitari.
Vrasësit janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë që e plagosur mbeti dhe një grua, kliente në restorant, e cila mori një plumb në këmbë. g.v/abcnews.al