“Në prill zgjedhim Presidentin e ri”, Rama: Do pyesim popullin

schedule10:46 - 24 Janar, 2022

schedule 10:46 - 24 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama është rikthyer edhe një herë tek shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, duke thënë se në muajin Prill do të zgjidhet emri për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Sipas kryeministrit Edi Rama emri i presidentit do të zgjidhet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se për sa u përket konsultimeve me opozitën përplasja e tyre e brendshme i ka vështirësuar gjërat.

Kryeministri Edi Rama shtroi mundësinë edhe të një emri gruaje si Presidente që do ishte e para në Shqipëri që merr këtë post.

“Në muajin prill do të zgjedhim presidentin e Republikës.  Komplikimi i skajshëm të PD, na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku do e kërkojmë dialogun dhe do e zgjedhë ky grup Parlamentar. Do mendojmë për mënyrën si të këshillohemi me qytetarët për këtë vendimmarrje. Të zgjedhim opinionin e njerëzve, të presidentit apo presidentes së re. Se një histori tregon se e kanë degraduar institucionin.” tha Rama.

Sipas Ramës nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ri të jetë një figurë me integritet të formuar jashtë vendit.

“Do gjendet mes nesh. Mund të jetë edhe jashtë vendit. Do japim mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal.” tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!