Eleminimi i këngëtares, Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP” ka shkaktuar shumë reagime në publikë. Kjo pasi ajo është paragjykuar shumë për lidhjen e saj me aktorin, Donald Veshaj.
Pas daljes Trixa nuk ka reaguar, madje mungoi edhe në “Fan Club”, sepse nuk ishte në gjendje të mirë emocionale.
Ndërkohë, pak orë më parë, ka qenë nëna e saj, që ka reaguar. Antigona Ramosaj ka postuar në Instagramin e saj një video të vajzës së saj me Donaldin. Ky duket si një mesazh që ajo e mbështet shumë të bijën, si gjithmonë, edhe në dashurinë që ajo krijoi në shtëpinë e famshme./abcnews.al
View this post on Instagram