Sergio Ramos ka arritur të shënoj golin e parë me PSG-në mbrëmjen e kaluar. Parizienët fituan 4-0 kundër Reims në “Parc des Princes”.
Ish-mbrojtësi i Real Madrid realizoi golin e dytë të ekipit të tij pas një insistimi në zonën kundërshtare, duke shënuar kështu edhe golin e tij të parë që kur është transferuar në Paris.
Spanjolli pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur që arriti të shënonte. 35-vjeçari shpreson të shënojë edhe shumë gola të tjerë, ndërsa thekson se tani po përshtatet me grupin.
“Jam i lumtur për golin tim të parë me PSG-në, shpresoj të shënoj edhe shumë gola të tjerë. Kam tre javë që stërvitem me grupin. E rëndësishme është të kap ritmin e shokëve, të vazhdoj të përmirësohem fizikisht dhe të vendos në fushë versionin më të mirë të vetes.
Përshtatja ime këtu ka qenë e vështirë në fillim. Kam jetuar shumë vite në Madrid, por tani ndihem më mirë në Paris”, deklaroi mbrojtësi spanjoll. /f.a/abcnews.al