“Abc news” ka intervistuar 78-vjeçarin nga Lezha që u ndalua nga policia për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 16 Shkurtit. I moshuari tregon se është kundër qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama dhe nuk e ndal askush të protestojë për atë që e konsideron të gabuar. Ai u la i lirë për shkak të moshës, por mohon të ketë ushtruar dhunë apo dëmtuar Kryeministrinë.
Ndue Zeka është i moshuari nga fshati Fishtë i Lezhës që u bë protagonisti i protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Ai ishte i pari që hypi mbi taracën hyrëse të Kryeministrisë duke valëvitur flamurin kombëtar.
Për këto veprime ai u ndalua nga policia e Lezhës dhe u dërgua një natë më parë në Tiranë, por u lirua menjëherë për shkak të moshës së tij.
Nufi, siç njihet ndryshe në Lezhë tregoi për “Abc news” arsyet pse mori pjesë në protestë. Protestat thotë janë si të vijnë, por ai beson se po realizonte atë që priste si një ish i përndjekur.
Në momentin e arrestimit nga policia i moshuari thotë se mendoi fillimisht tu kundërvihej. Ndue Zekaj edhe tani në moshën 78 vjeçare vazhdon të protestojë për atë që ai e konsideron të gabuar./abcnews.al